Connect with us

Bota

Bora nusëron Hagia Sophia-n

Publikuar

Stambolli është goditur nga reshjet e borës, duke shkaktuar probleme në trafik, por duke sjellë dhe pamje idilike të Hagia Sophia, një prej simboleve më të njohura të këtij metropoli gjigand me një tërheqje të pashtershme nga e gjithë bota.

Fotot tregojnë vetë ngrehinën e lashtë me kumt fetar, e cila duket magjike nën dëborë. Përveç vetë Hagia Sophia-s, shihet tutje dhe Beshiktashi e Levendi.

Ky monument historik është një nga atraksionet turistike më të famshme në Stamboll dhe ndodhet në lagjen historike të quajtur Sulltanhamet.

Përveçse një monument madhështor, Hagia Sophia është dëshmitare e turbulencave të shumta historike që kanë tronditur rajonin gjatë shekujve.

Hagia Sophia, siç duket sot, është ndërtuar rreth vitit 532 pas Krishtit si një Katedrale ortodokse dhe tashmë ka arritur famë botërore për madhësinë dhe bukurinë e saj, duke qenë një xhami.

Pas çlirimit osman të Kostandinopojës (Stambolli i sotëm) në 1453, Hagia Sophia u shndërrua në një vend adhurimi musliman dhe gjatë viteve në vijim u shtuan katër minare, të cilat qëndrojnë edhe sot.

Ky nuk qe një shndërrim i dhunshëm, por krejt i paqtë. Ajo u ble nga udhëheqësia e perandorisë së re islame, për t’u bërë një vend ku adhurohet Zoti një i vetëm.

Si xhami, ai funksionoi deri në vitin 1935, kur nga regjimi laik i kohës u kthye në muze dhe dëshmitar i historisë. Por në vitin 2020, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e riklasifikoi sërish si xhami, si mesazh i rikthimit të Turqisë në një fuqi botërore, siç ishte Perandoria Osmane për pesë shekuj me radhë. /teshesh.com/

Maqedoni21 minutes ago

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Lajme27 minutes ago

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN  përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet”

Lajme42 minutes ago

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Lajme47 minutes ago

Qamili: Konfirmohet lista e parë për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, propozohen emra të figurave shqiptare dhe maqedonase

Shqipëri51 minutes ago

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

Lajme2 hours ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme2 hours ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme3 hours ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni3 hours ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë3 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni4 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

NA NDIQ NË FACEBOOK