Connect with us

Maqedoni

ESHS: Paga mesatare për muajin nëntor ishte 41.999 denarë

Publikuar

Paga mesatare neto e paguar në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që shënon rritje prej 9,5 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas tyre, kjo rritje ka ardhur si rezultat i para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (15,3 për qind), Transporti dhe magazinimi (12,7 për qind) dhe industria përpunuese (11,2 për qind).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (8,0 për qind), Veprimtaritë e patundshmërisë (5,9 për qind) dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2,6 për qind).

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor 2024, ishte 41 999 denarë.

NA NDIQ NË FACEBOOK