Connect with us

Lajme

Nga Baki Goxhaj: Koha për embargo, jo për muze!

Publikuar

më

Është e pamohueshme se një nga faqet më të ndritura në historinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe të muslimanëve shqiptarë në veçanti, është mbrojta në bllok e hebrenjve kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë i jep akoma më shumë peshë kësaj ngjarjeje është fakti që kjo ndodhi kur pothuajse të gjitha vendet europiane i mblodhën dhe i dorëzuan hebrenjtë e tyre tek nazistët.

Për mua si musliman shqiptar, kjo është në krye të listës së gjërave që më bëjnë krenar që jam shqiptar. Kjo vepër e mbajtjes së besës dhe njëkohësisht plotësimit të konceptit islam “kush shpëton një jetë është sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin”, do të jetë e pashlyeshme nga kujtesa historike e botës për shekuj me radhë.

Kjo vepër monumentale e paraardhësve tanë e bën Shqipërinë relevante në arenën ndërkombëtare kur vjen fjale për mbrojtjen e popujve të shtypur dhe korrigjimin e padrejtësive historike ndaj tyre. Për më tepër që ne i kemi hequr në kurriz padrejtësitë e shteteve të mëdha me copëtimin që u kanë bërë trojeve shqiptare.

Si popull i ngritur mbi këtë platformë historike, gjendemi sot para një realiteti absurd. Qeveria Rama ka zgjedhur ta injorojë gjithë trashëgiminë tonë historike dhe të bëhet bashkëpunëtore e ngushtë e regjimin famëkeq të Izraelit ndërkohë që ky regjim po kryen masakra të papërshkrueshme mbi një popullsi të tërë.

Ky është një qëndrim që shumë nga ne nuk dinë si ta shpjegojnë dhe jemi krejt të shtangur e të pafjalë.

Mbështetja aktive e qeverisë sonë ndaj Izraelit është triplanëshe: logjistike, diplomatike dhe propagandistike.

Në rrafsh logjistik, Shqipëria është një nga pak vendet që e po furnizojnë me naftë bruto dhe të rafinuar Izraelin gjatë kryerjes së genocidit. Gjithashtu, Shqipëria i ka vënë portet tona në dispozicion të anijeve me armatime të nisura për në Izrael përkundër thirrjeve të OKB-së dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare në të cilat është firmëtare.

Diplomatikisht, Shqipëria ka abstenuar në shumicën e rezolutave të OKB-së për armëpushim në Gaza. Një qëndrim i pashpjegueshëm dhe një turp për kombin tonë në arendën ndërkombëtare.

Dhe qershia mbi tortë, Qeveria Rama ka bërë vazhdimisht pastrim figure dhe manipulim të opinionit publik duke i shpëlarë dhe i zhbërë krimet makabre të Izraelit me një sërë eventesh publike me zyrtarë izraelitë, duke filluar me Javën e Kulturës Izraelite, vizitën e presidentit të Izraelit, festimin publik në mes të Tiranës së festës së Hanukës me protagonist Joel Kaplanin, pjesëmarrës fizikisht në gjenocidin e Gazës dhe, së fundmi, fillimin e punimeve për Muzeun Hebraik Shqiptar në Vlorë.

E gjithë kjo dashuri e papritur ndaj një shteti kriminal është tërësisht e pajustifikueshme dhe e turpshme. Rreshtimi i shtetit tonë në krah të pushtuesit, shtypësit dhe shkelësit me të dyja këmbët të Ligjit Ndërkombëtar është një fiasko diplomatike që do të ketë kosto të lartë politike në zgjedhjet e ardhshme.

Qëndrimi që do t’i shkonte për shtat Shqipërisë, si për arsye historike ashtu edhe për t’u rreshtuar në kampin e drejtësisë dhe solidaritetit, është që të ndalonte të gjitha marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore me Izraelin për sa kohë gjenocidi vazhdon, për të dhënë një dorë në ndalimin e tij një orë e më parë.

Në kushte të tjera, Muzeu Hebraik Shqiptar do të ishte një aset i vyer kulturor për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Por, të gjendur përpara genocidit më të dokumentuar në historinë e botës, është vetëm një turp për qeverinë në pushtet dhe një vulosje e bashkëfajësisë së saj në krime lufte. Jazëk!

Shqipëri6 minutes ago

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Lajme14 minutes ago

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

Kosovë36 minutes ago

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

Lajme39 minutes ago

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!

Maqedoni2 hours ago

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

Lajme2 hours ago

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka shprehur dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të Gazmend Sejdijit, njërit prej blegtorëve më shembullorë të Pollogut.

Shqipëri2 hours ago

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

Maqedoni2 hours ago

Futbolli tetovar në zi: Ndërron jetë Agron Memedi, ndihmës trajner i Shkëndijës

Maqedoni3 hours ago

Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente

Maqedoni3 hours ago

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratën

Lajme3 hours ago

VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit

Lajme3 hours ago

“Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!”

NA NDIQ NË FACEBOOK