Shëndetësi
Një dozë e vaksinës kundër HPV mbron nga infeksioni

Një dozë e vetme e vaksinën kundër papillomavirusit njerëzor – ndryshe i njohur si HPV – mund të jetë po aq efektive sa dy ose tre doza në parandalimin e këtij infeksioni që mund të shkaktojë kancer, sugjeron një studim i ri.
Studimi, i botuar në revistën mjekësore JAMA Network Open, zbuloi se krahasuar me gratë jo të vaksinuara, infeksioni HPV me rrezik të lartë ishte dukshëm më pak i përhapur në mesin e grave që morën një, dy ose tre doza të vaksinës kundër HPV.
Studimi përfshinte analizimin e të dhënave nga Sondazhi Kombëtar i Shëndetit dhe të Ushqyerit nga mbi 1.620 gra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të moshës 18 deri në 26 vjeç.
Studiuesit hodhën një vështrim të ngushtë në shkallët e vaksinimit të HPV dhe infeksionit HPV midis grave përgjatë viteve 2009 dhe 2016.





















