Connect with us

Lajme

BESA riorganizon degën në komunën e Vrapçishtit

Publikuar

Partia BESA ka vijuar me procesin e riorganizimi ku kësaj rradhe u ndal në komunën e Vrapçishtit.

Gjatë këtoj riorganizimi, Erxhan Ajeti është zgjedhur kryetar i ri i degës, duke u angazhuar për forcimin dhe zgjerimin e partisë në këtë zonë.

Kreu i Lëvzijes BESA Bilall Kasami u shpreh se pas këtij orgnaizimi do të ndodh ndryshimi edhe në Vrapçisht.

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund keqqeverisjes që ka mbajtur komunën e Vrapçishtit pa zhvillim, pa infrastrukturë dhe pa mundësi të reja”, u shpreh Kasami.

Kasami uroi Erxhan Ajetit, kryetarin e sapo zgjedhur të degës, i cili tani ka mbi supe siç tha Kasami të sjellë ndryshimin në Vrapçisht.

Të pranishmëve iu drejtua edhe deputeti Adnan Azizi si dhe zyrtare tjerë të partisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK