Connect with us

Shqipëri

Vrau 10 persona në shkollë, dënohen me 17,5 vjet burg prindërit e të miturit në Serbi

Publikuar

Prindërit e djalit 15-vjeçar, i cili vrau 10 persona në të shtënat në shkollë në Serbi në maj të vitit 2023, u dënuan me gjithsej 17,5 vjet burg.

Gjykata e Lartë e Beogradit dha vendimin për prindërit e autorit të të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, më 3 maj 2023.

Sipas vendimit, babai Vladimir Keçmanoviç është dënuar me 14,5 vjet burg, ndërsa nëna Milana Keçmanoviç me 3 vjet burg.

Prindërit u shpallën fajtorë për mbajtje armësh në shtëpi dhe nxitjen e fëmijës së tyre të mitur për të kryer një krim. Gjykata vuri në dukje se fëmija përdori armën e babait të tij në sulm.

Meqenëse 15-vjeçarit i mungonte përgjegjësia penale për shkak të moshës së tij sipas ligjit serb, ai është mbajtur në një qendër psikiatrike që nga sulmi.

Në momentin e sulmit, autori ishte 14 vjeç. Ai hapi zjarr ndaj një roje sigurie dhe nxënësve në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, duke rezultuar në 10 të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

NA NDIQ NË FACEBOOK