Connect with us

Lajme

Mbi 30 mijë persona në Kosovë nuk dinë shkrim e lexim

Publikuar

Analfabetizmi në Kosovë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është në rënie, mirëpo, kjo shifër prej mbi 30 mijë njerëzish konsiderohet shqetësuese. Njohës të fushës vlerësojnë se kjo rënie mund të jetë krahas rënies së popullsisë.

Mbi 30 mijë njerëz në Kosovë konsiderohen analfabetë sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të nxjerra nga regjistrimi i popullsisë. Në krahasim me para trembëdhjetë vjetësh, rënia e numrit të personave që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë e qytetarëve mbi 10-vjeç, është 1.5 për qind.

Ish zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, deklaron se në raport me vendet evropiane Kosova ka shkallë të lartë të analfabetizmit.

Sipas Pupovcit, brengosëse për institucionet duhet të jenë moshat e reja që janë pjesë e kësaj kategorie.

“Është në rënie mirëpo këtë vit akoma nuk i kemi të zbërthyera në grupmosha. Në vitin 2011, mbi 60% , rreth 30 mijë kanë qenë të moshës mbi 65 vjec, tash duhet parë ato, por gjithsesi brengosëse është grupmosha e të rinjëve që mund të jenë në grupin e analfabetistëve ku ne 2011 kanë qenë 12.6 % prej 10 deri në 29 vjeç dhe ata janë brenga e shtetit me të cilën duhen marrë”, tha Pupovci për rtv21.

Agjencia e Statistikave të Kosovës prezantoi shifra në rënie, mirëpo sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, kjo mund të jetë edhe si shkak i rënies së popullsisë.

“Statistikat e prezentume nga ASK tregojnë një shifër në ramje por përgjithësisht shqetësuse. Kjo kërkon një reagim institucional dhe një raport më të detajar nga ASK. Shifra është në rënie por kjo duhet të kalkulohet me numrin total të popullësisë që i bie që përgjithësisht trendi është relativisht i ngjashëm ose ka pasë përmirësim të reduktuar”, tha Qehaja

Problemet me sistemin arsimor janë dëshmuar edhe në testimin ndërkombëtar të 15-vjeçarëve, PISA, ku nxënësit kosovarë janë renditur në pesë vendet e fundit, për lexim, matematikë e shkencë.

Shqipëri21 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni11 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

NA NDIQ NË FACEBOOK