Connect with us

Maqedoni

Mexhiti: Gjuha shqipe është e pacenueshme, VLEN-i do ta avancojë përdorimin e saj

Publikuar

Në një deklaratë për Top Channel, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj ruajtjes dhe avancimit të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

“Ne jemi garantues që Ligji për gjuhët nuk do të degradohet dhe nuk do të ndodhë asgjë më 11 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese,” u shpreh ai.

Mexhiti nënvizoi se përpjekjet për të avancuar gjuhën shqipe janë të pandërprera dhe të sinqerta, duke i ndarë ato nga interesat personale dhe financiare. “Gjuha shqipe është më e shtrenjtë se kolltuqet tona. Ne nuk bëjmë kompromise sepse nuk e kemi lidhur këtë çështje as me biznesin e kazinos, as me biznese të tjera,” shtoi ai, duke kritikuar ata që për vite me radhë kishin mundësi të zgjidhnin këto çështje, por tani pretendojnë të jenë mbrojtës të saj.

Zëvendëskryeministri theksoi se nuk do të bien pre e manipulimeve dhe spekulimeve. Ai gjithashtu bëri të qartë se Qeveria është duke avancuar të drejtat e shqiptarëve, duke përmendur iniciativat për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Shqiptarët nuk kanë pse të mërziten, sepse të drejtat e tyre po avancohen dhe VLEN-i mbetet garantues i çështjes shqiptare,” përfundoi ai.

Lajme1 minute ago

Daut Beqiri: Me SPB-Shkup po forcojmë masat për sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e zjarreve Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Preventiv së bashku me përfaqësues të SPB-Shkupit, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunë dhe aktivitetet që do të ndërmerren për rritjen e sigurisë së qytetarëve. Sipas Beqirit, në takim është arritur dakordim për forcimin e angazhimit institucional dhe ndërmarrjen e veprimeve parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e hapësirave publike. Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mbetet faktor kyç në parandalimin e rreziqeve dhe në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Haraçinës.

Lajme1 hour ago

Saranda Imeri i reagon Ilire Dautit: Mandatin e mori falë BDI-së, “punë të mbarë, luaneshë”

Lajme1 hour ago

Armët dhe municioni i kapur në Zubin Potok, intervistohet edhe i dyshuari i dytë

Lajme1 hour ago

​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

Maqedoni1 hour ago

Rregulla të reja të hyrjes në BE për drejtuesit e furgonave dhe kamionëve të lehtë nga 1 korriku

Bota1 hour ago

Rutte përpiqet ta bindë Trumpin për ruajtjen e NATO-s

Maqedoni2 hours ago

“Duron duron, por një ditë thua mjaft” – Dauti flet për kontestimin e gjuhës shqipe

Shqipëri2 hours ago

Berisha: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

SKENA2 hours ago

Asnjë baba tjetër nuk mund ta përqafojë të bijën si Robert Berisha

Lajme2 hours ago

Canaj: Pres të shkojmë në tetor në zgjedhje, për të shkuar sërish në dhjetor në zgjedhje

Religjion13 hours ago

Metodat e edukimit të Muhammedit a.s. (1)

Kosovë13 hours ago

Berat Buzhala e bën kaos, tenton ti ndërlidh protestat në Tiranë me Somalin…

NA NDIQ NË FACEBOOK