Connect with us

Shqipëri

Kush do të punojë për pensionistët?

Publikuar

më

Në Shqipëri, struktura demografike po përjeton ndryshime të rëndësishme, veçanërisht në raportin midis grupmoshave të ndryshme. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj strukture është pesha që kanë grupmoshat mbi 65 vjeç ndaj totalit të grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç. Në shumë vende të zhvilluara, përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç është në rritje, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Ky fenomen është rezultat i disa faktorëve, përfshirë rritjen e jetëgjatësisë dhe uljen e lindshmërisë. Në qarqet e Shqipërisë ky trend është i dukshëm dhe ka implikime të rëndësishme për politikat sociale dhe ekonomike.

“Scan Intel”, nisur nga të dhënat e Censit, ka analizuar peshën që kanë personat mbi 65 vjeç, pra në moshë pensioni, mbi totalin e personave në moshë pune, pra 15 deri në 64 vjeç. Shifrat thonë se në Shqipëri, në rang kombëtar, pesha e pensionisteve mbi personat në moshë pune është 30.4%. Sipas Censit të vitit 2023, popullsia në moshë pune është rreth 1.5 milionë, ndërkohë personat mbi 65 vjeç numërohen në rreth 475 mijë.

Nga të dhënat e analizuara, qarku i Gjirokastrës duket se po e vuan më shumë këtë situatë. Me një përqindje prej 46.09% të popullsisë mbi 65 vjeç ndaj totalit të grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç, Gjirokastra përballet me një sfidë të madhe në mbështetjen e të moshuarve. Emigrimi i lartë i të rinjve në shumë qarqe ka lënë pas një popullsi të plakur që kërkon kujdes dhe mbështetje të plotë.

Vlora me një peshë prej 43.2%, pasuar nga Fieri, Korça dhe Berati ndjekin në renditje me peshën me të lartë që kanë personat në moshë pensioni përkundrejt atyre në moshë pune.

Kukësi, Tirana dhe Dibra kanë peshën më të ulët, e cila vaion nga 19.9% për Kukësin, 24.2% për Tiranën dhe 25.3% për Dibrën.

Krahasuar me të dhënat e Censit të vitit 2011-të situata paraqitet alarmante. Le të marrim rastin e Gjirokastrës, kur koeficienti i varësisë së të moshuarve, pra popullsia 65+ vjeç ndaj popullsisë 15-64 vjeç ishte 23.8%. Ndërkohë pesha sot është dyfish më e lartë. Lind pyetja se kush do të punojë për këto pesionistë, ndërkohë që në rang vendi popullsia në moshë pune ka rënë me gati 300 mijë persona.

Rritja e përqindjes së popullsisë mbi 65 vjeç ka disa implikime të rëndësishme për politikat publike. Së pari, është e nevojshme të rritet investimi në shërbimet shëndetësore dhe sociale për të përballuar nevojat.

Me një numër më të vogël të kontribuesve dhe një numër në rritje të pensionistëve, barra financiare për popullsinë aktive rritet.

/a.r

Lajme30 minutes ago

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Maqedoni1 hour ago

Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari

Maqedoni1 hour ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport2 hours ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni3 hours ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni3 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme3 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni3 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme3 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë3 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme3 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri3 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

NA NDIQ NË FACEBOOK