Connect with us

Bota

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ja momenti kur tanku izraelit vret liderin e Hamasit, Yahya Sinwar

Publikuar

Pamjet e një tanku izraelit që granatonte ndërtesën ku u vra lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, janë publikuar nga ushtria izraelite. Tanku goditi ndërtesën në zonën Rafah të Rripit të Gazës të mërkurën përpara se trupi i Sinwar të gjendej më vonë në rrënoja.

Në video shfaqet tanku që qëllon në anë të ndërtesës në një distancë të shkurtër përpara se tymi dhe mbeturinat të shpërthejnë nga dritaret e saj. Sipas ushtrisë izraelite, Sinwar ishte detyruar të dilte nga tuneli ku fshihej dhe të futej në ndërtesë pasi ata gradualisht mbyllën rrugët dhe shpërthyen tunele në zonë.