Lajme
Zhvillimet në futbollin kosovar, reagon avokati Hodaj, thotë se u linçua


Avokati kosovar, Taulant Hodaj, tha se është linçuar nga mediat, duke i referuar zhvillimeve të fundit në futbollin kosovar.
“Kohëve të fundit jam përballur me një fushatë linquese në media nga persona dhe grupe të interesit, të cilët kanë humbur betejat ligjore me klientë që unë i përfaqësoj. I kuptoj deri dikund, humbja nuk është lehtë e përballueshme”, tha ai.
Hodaj ka shkruar se përfaqësimin për Federatën e Futbollit të Kosovës e kryen me përgjegjësi të lartë.
“Përfaqësimi dhe ofrimi i shërbimeve për Federatën e Futbollit të Kosovës, si avokat dhe për një kohë të shkurtër si u.d. Sekretar, mbetet një prej detyrave që i kryej me krenari dhe përgjegjësi të lartë, dhe jam shumë i lumtur që kam kontribuuar për ngritjen e nivelit të FFK-së, sidomos në aspektin ligjor dhe përafrimin me standardet e UEFA-së dhe FIFA-së”, tha ai.


















