Connect with us

Kosovë

“Pritet raporti i autopsisë” Rasti i vdekjes së 30 vjeçares që u mjekua në Spitalin Amerikan po hetohet nga shteti

Publikuar

Rreth dy janë më parë, një 30 vjeçare nga Malisheva ka ndërruar jetë në QKUK. Por, para se të dërgohej në spitalin e shtetit ajo ishte mjekuar në një spital privat. Në Spitalin Amerikan. Familjarët e saj kanë hedhur dyshime për vdekjen e saj duke fajësuar spitalin ku ajo mori trajtim para vdekjes. Dyshimet e tyre janë se vdekja erdhi si pasojë e trajtimit jo-adekuat nga mjekët e Spitalit Amerikan. Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime. Themelorja konfirmoi për Insajderin se janë në pritje të raportit të autopsisë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës javën që lamë pas, ka nisur hetime për vdekjen e 30 vjeçares A.M.-D., nga fshati Llozicë e Malishevës.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, kanë treguar se janë në pritje të raportit të autopsisë për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Zyra Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast dhe është duke e trajtuar. Jemi në pritje të raportit të autopsisë, si dhe të rezultateve nga hetimi, prandaj në këtë mënyrë nuk mund të ketë informacione të detajuara”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Tutje, në përgjigje thuhet se janë autorizuar edhe nga policia për të ndërmarr veprime hetimore për të ndriçuar rastin.

Ditën kur është raportuar rasti në fjalë, Zyrtari i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për autopsi për trupin e pa jetë, e po ashtu, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore”.

Lidhur me këtë rast Spitali Amerikan ka heshtur. Gazeta ka kontaktuar zyrtarë të Spitalit por nuk kanë dashur të komentojnë rastin.

Ata janë distancuar nga rasti duke u thirrur tek mbrojta e të dhënave të pacientëve pasi janë konfidenciale.

Spitali Amerikan nuk ka nje person zedhenes per media, gjithashtu Spitali Amerikan nuk e ka te lejuar te japi informacione per pacientet, pasi jane konfidenciale.Nese deshironi te merrni nje pergjigje mund te kontaktoni familjaret ose instancat perkatese per tu lidhur me Spitalin Amerikan pasi ne jemi zyre rezervimi” thuhet në përgjigjen e spitalit.

30 vjeçarja, siç familjarët i treguan gazetës online “Reporteri.net”, kishte kryer dy operacione në veshka në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Një në muajin maj e tjetrin në qershor të këtij viti. Operimi i dytë, sipas tyre ka shkuar keq, gjë që nga atëherë, familja pretendon edhe në kallximin e tyre penal në polici, të rejës veç i është përkeqësuar gjendja çdo ditë e më shumë.

Gjatë muajit korrik, viktima u trajtua në QKUK, ku edhe vdiq aty.

Lajme14 minutes ago

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

Maqedoni21 minutes ago

LSDM: 7 qytete me ujë helmues, s’ka më vend të pastër në Maqedoni

Shqipëri51 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Bota2 hours ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme5 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni6 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri9 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme10 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

NA NDIQ NË FACEBOOK