Connect with us

Kosovë

Krasniqi: VV dhe LDK të merren vesh të paktën për postin e kryetarit të Kuvendit

Publikuar

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Albert Krasniqi ka thënë se pavarësisht a ka marrëveshje politike VV-LDK të paktën duhet të mirren vesh për postin e kryetarit të Kuvendit.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se nuk duhet të lejohet përsëritja e skenave të vitit 2014.

Postimi i Krasniqit:

Nëse nesër shkohet drejt seancës konstituive pa marrëveshje për bashkëqeverisje, atëherë partitë politike të paktën duhet të merren vesh për pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Pozita e Kryetarit të Kuvendit është prestigjioze dhe i jep autoritet personit që e përfaqëson Kuvendin. Mirëpo, kompetencat janë më shumë administrative, të një kujdestari që mban rend dhe rregull në mbledhje.

Kuvendit duhet të konstituohet nesër dhe skenat e ngërçit të vitit 2014 nuk duhet të tolerohen. Vendi nuk mund të mbahet peng derisa partitë politike t’i përmbushin ambiciet e tyre për pushtet.

NA NDIQ NË FACEBOOK