Connect with us

Lajme

Ende asnjë gjurmë – Policia në Serbi kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Faton Hajrizit

Publikuar

Policia në Serbi janë në kërkim intensiv të Faton Hajrizit.

Hajrizi po dyshohet për vrasjen e policit serb Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka lëshuar një njoftim ku i fton qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë nëse e shohin Faton Hajrizin.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, thuhet në njoftim, transmeton Insajderi.

Një numër i madh i policisë në Loznicë janë duke kontrolluar intensivisht çdo pjesë të këtij qyteti në kërkim të Artan Hajrizit, i cili dyshohet se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq në pikën kufitare.

Që nga mëngjesi i sotëm është vënë në kërkim bregu i majtë dhe i djathtë i Drinës, pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit.

Emrush Thaçi, ish-drejtor i burgut, ka thënë se sipas njohurive të tij për Faton Hajrizin, “ai nuk do të bie në duart e serbëve”.

Polici Nikolla Krsmanoviq është vrarë me një plumb në kokë , ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq është qëlluar në shpatull. /Insajderi.org