Connect with us

Bota

TRAGJIKE! Rrëzohet aeroplani në afërsi të Moskës, VDESIN të gjithë pjestarët e ekuipazhit

Publikuar

Autoritetet ruse në rajonin e Moskës kanë bërë me dije se një aeroplan udhëtarësh, Sukhoi Superjet 100, u rrëzua në qytetin Kolomna, pranë kryeqytetit rus.

Si pasojë e këtij aksidenti, humbën jetën të gjithë anëtarët e ekuipazhit thanë zyrtarët.

Aeroplani ishte duke u kthyer në aeroportin e Moskës, Vnukovo, pas një vlerësimi të rregullt teknik dhe punës riparuese.

Kryetari i Kolomnas, Aleksandr Grechishchev, i cili shkoi në vend të ngjarjes, tha se nuk ka viktima, përjashtuar ato nga ekuipazhi i avionit.

Një hetim ka filluar për “shkeljen e rregulloreve të sigurisë në bordin e aeroplanit, të cilat shkaktuan humbje jetësh”.

NA NDIQ NË FACEBOOK