Connect with us

Maqedoni

“S’do të ndalemi derisa të pastrohet rruga e fundit nga kjo e keqe”, Toshkovski i shpall “luftë” drogës në Maqedoni

Publikuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski paralajmëron luftë të pakompromis kundër tregtisë ilegale të drogës.

“Në periudhën e kaluar kam folur në disa raste për disponueshmërinë e drogës në rrugët dhe qytetet tona, e cila vitet e fundit ka arritur një nivel alarmant. Unë premtova se MPB me të gjitha mjetet në dispozicion do të fillojë një luftë të pakompromis kundër tregtisë ilegale të drogës dhe në këtë kontekst nuk do të ndalemi derisa të pastrohet rruga e fundit nga kjo e keqe”, publikoi Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në nivel operativ, thekson Toshkovski, janë dhënë udhëzime dhe janë bërë plane për veprime që do të intensifikohen në periudhën e ardhshme.

“Vetëm në këto dy ditë policia në një sërë aksionesh operative në disa qytete arrestoi disa persona për tregti me drogë. Arrest në Çair dhe Koçan, kontrolle në disa lokacione në të gjithë vendin. Janë gjetur marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, para, peshore dixhitale. Rastet janë duke u zbardhur dhe pas dokumentimit të plotë do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thotë Toshkovski.

Toshkovski po ashtu thekson se nuk do të ketë falje për këdo që merret me krim të tillë apo çfarëdo lloj krimi. – Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë”, thotë Toshkovski.

Lajme35 minutes ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni2 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri2 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme3 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni5 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri5 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë6 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme6 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë7 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni7 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

NA NDIQ NË FACEBOOK