Lajme
Europoli paralajmëron në shtimin e …

Berlin, 25 shtator – Agjencia policore evropiane shënon rritje të numrit të burgosjeve lidhur me terrorizmin djathtist, theksohet në “Raportin strategjik” të Europolit në të cilën kanë ardhur mediat gjermane.
Rritje e konsiderueshme e radikalizmit djathtist reflektohet edhe në rritjen e numrit të incidenteve të dhunshme në shumë shtete anëtare të BE-së, theksohet në dokument, transmeton Dojçe Vele.
Numri i burgosjeve, lidhur me terrorizmin djathtist në tre vitet e fundit rritet vazhdimisht nga 12 në 2016 deri në 44 në vitin 2018. Grupet djathtiste, poashtu kanë treguar interes të vazhdueshëm për armë dhe eksploziv.
Që të pajisen me aftësi fizike dhe përvoja ushtarake gjatë përdorimit të armës, thuhet në raportin, pjesëtarët e grupit djathtist tentojnë të rekrutojnë persona ushtarak dhe të sigurisë që do të ndihmonin të përfitojnë dije në sferën e mbikëqyrjes dhe përvojave ushtarake.
Garat në sportet e mundjes që i kanë përdorë anëtarë të skenës ekstremiste, poashtu kanë luajtur rol të rëndësishëm.
Europoli me shqetësim vëren se organizatat dhe rrjetet djathtiste radikale gjithnjë e më shpesh po fitojnë popullaritet tek të rinjtë dhe njerëzit më të arsimuar.






















