Connect with us

Shqipëri

Shkupi i kundërpërgjigjet Athinës: Respektojmë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës

Publikuar

Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, akuzë që ai e bëri gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Qeverisë maqedonase thuhet se shteti vazhdon të respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.

Qeveria në Shkup tha se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit mes dy vendeve, ka obligime për të dyja palët dhe Greqia fqinje nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj.

“Po ashtu, ne duam të theksojmë se procesi i integrimit evropian vazhdon të jetë prioritet i rëndësishëm i yni. Ne jemi të bindur se përparimi ynë dhe kontributi në stabilitetin rajonal dhe sigurinë, por edhe në përkushtimin për reforma, do të vlerësohen si duhet nga Bashkimi Evropian”, thuhet  në reagimin e Qeverisë maqedonase, që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski i VMRO DPMNE-së.

Ky njoftim vjen edhe pas një reagimi nga Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë që tha se Qeveria maqedonase i është kthyer veprimeve të së kaluarës, përkatësisht irredentizmit dhe mosnjohjes së historisë.

Greqia është zemëruar pasi gjatë një fjalimi para Kuvendit maqedonas, para se të zgjidhej kryeministër, Hristijan Mickoski, përdori emrin e vjetër të shtetit.

Athina dhe Bashkimi Evropian reaguan po ashtu muajin e kaluar, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova,pasi gjatë betimit si presidente përdori emrin Maqedoni, e jo emrin zyrtar të shtetit.

Përveç kryeministrit grek, edhe kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Dimitar Glavçev, gjatë samitit të BE-së ngriti temën se a po respekton Maqedonia e Veriut obligimet e saj në mënyrë që të anëtarësohet në bllok.

Më 2018, Shkup dhe Athina arritën marrëveshje për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, pas vitesh mosmarrëveshjeje mes palëve, pasi Greqia pretendon se një prej rajoneve të saj quhet Maqedoni.

Kjo marrëveshje i mundësoi Shkupit që të anëtarësohet në NATO.

Si anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë që shteti fqinj të anëtarësohet në bllok. Pengesa të ngjashme po paraqet edhe fqinja tjetër, Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sa i përket çështjeve të minoriteteve.

/a.r

Maqedoni1 hour ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme11 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK