Connect with us

Kosovë

Zelanda e Re pezullon kërkimet për dy të zhdukurit nga vullkani

Publikuar

Shpërthimi i vullkanit që ndodhi në fillim të këtij muaji në Zelandë të Re përkatësisht në ishullin e Bardhë la 19 të vdekur dhe shumë të tjerë në gjendje kritike, ndërsa dy tjerë  kanë mbetur të zhdukur.

Kërkimi dy javor për dy viktimat  të mbetura nga shpërthimi i vullkanit është ndërprerë. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i policisë Andy McGregor në një deklaratë, shkruan DË, përcjell Periskopi.

McGregor  njoftoi gjithashtu se familjet e dy personave të zhdukur janë informuar për këtë vendim.

Ndërsa dy viktimat  të cilët  rezultojnë të zhdukur dhe supozohet se janë të vdekur janë Winona Langford, një turiste 17-vjeçare australiane dhe Hayden Marshall-Inman, një udhërrëfyes 40-vjeçar nga Zelanda e Re.

Kujtojmë që  në momentin e shpërthimit të vullkanit,  ishin 47 persona që vizituan destinacionin turistik, fillimisht duke vrarë 13 dhe duke lënë dhjetëra të tjerë të shtruar në spital me djegie të rënda. Shumë prej tyre mbeten në gjendje kritike.

NA NDIQ NË FACEBOOK