Connect with us

Religjion

Nesër është dita e arifesë, miliona besimtarë e agjërojnë këtë ditë

Publikuar




Dita e arifesë, kështu njihet tek ne shqiptarët, është dita që bie një ditë përpara ditës së Bajramit të Kurbanit. Në këtë ditë, të gjithë haxhilerët që janë në Mekë, duhet të dalin në arafat. Andaj, ata të cilët nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në Haxh, këtë ditë e agjërojnë.

Se kjo ditë është e madhe, shume e vlefshme, edhe për ata që nuk e kryejnë haxhin, tregojnë hadithet në vijim:

  • Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: “I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”. (Muslimi)
  • Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata para melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?”. Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu mburret para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të rraskapitur dhe të pluhërosur”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.) 
  • Abdullah b. Amr transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë: „Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit.“ (Imam Tirmidhiu, imam Ahmedi).

Mbi të gjitha, këtë ditë e ka veçuar Allahu xh.sh., duke e përmendur dhe betuar për të në Kur’anin fisnik.  All-llahu i Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë, por betohet me gjëra të mëdha. Kjo ditë, është “dita e dëshmuar” në ajetin: “Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!”. (El-Buruxh: 3)  Dhe kjo ditë është dita “tek” me të cilën betohet All-llahu në Kur’an:  “Pasha çiftin dhe pasha tekun!”. (El-Fexhr: 3). Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë: “dita çift është dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek është dita e Arafatit (9 Dhulhixhe).  

Përgatiti: Mehas Alija

(Islampress)



Maqedoni44 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK