Sport
Përfundoi turneu “eEuro2020 – PES2020”, dihen dy lojtarët që do ta përfaqësojnë Kosovën

Në këtë turne kanë qenë të përfshirë 128 lojtarë, të cilët kanë garuar me sistem eliminimi gjatë dy ditëve.
Në ditën e parë fitues doli garuesi me nofkën Lorik Berisha, i cili në serinë finale prej tri ndeshjeve e mundi garuesin Shkumbin Gashi, ndërkaq në ditën e dytë në serinë finale fitues doli Genc Shala, i cili e mundi Gramoz Bajgorën.
Finalistët u shpërblyen me nga një top dhe fanellë të kombëtares, derisa fituesit edhe me nga një sony-playstation.
Kësisoj, Kosovën në kualifikimet online do ta përfaqësojnë Lorik Berisha dhe Genc Shala. /Lajmi.net/






















