Shëndetësi
Qëndrimi në divan ka efekte të tmerrshme në shëndetin mendor dhe fizik

Qëndrimi në divan ka efekte të tmerrshme në shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve, thotë një raport i fundit nga një qendër bamirësie.
Si rezultat qendra e bamirësisë në Britaninë e Madhe, Crisis, publikoi të hënën hulumtime të reja të cilat zbuluan se 80% e njerëzve pranuan se shëndeti i tyte mendor kishte vuajtur dhe 77% e tyre thanë se shëndeti fizik ishte përkeqësuar, njofton Klan Kosova.
Praktika e qëndrimit në divan iu referohet njerëzve të pastrehë që përkohësisht qëndrojnë me një numër miqsh dhe të afërm, për shembull në divanin e tyre, ndërsa përpiqen të gjejnë strehim të përhershëm.
Shifrat e fundit nga vlerësimi i bamirësisë ka më shumë se 71.400 familje dhe individë në të gjithë Britaninë e Madhe që janë të detyruar të qëndrojnë me miqtë ose në divane familjare ose në dysheme mbi baza afatshkurtra sepse nuk kanë ku të shkojnë tjetër.
Raporti, i quajtur “Ishte si një makth – Realiteti i qëndrimit në divan në Britaninë e sotme”, u bazua në intervista me 114 njerëz në 12 vende në Angli, Skoci dhe Uells.
Ai zbuloi se shumë njerëz thanë se rënia e shëndetit të tyre mendor ishte për shkak të “ndjenjës së barrës, tensionit ndaj nikoqirit të tyre dhe pasigurisë së situatës së tyre të jetesës”.





















