Connect with us

Kosovë

Kjo është fabrika që u dogj nga zjarri, ishin të punësuara mbi 170 gra

Publikuar

Fabrika e mjedrave “Kastrati Shpk”, është kapluar e tëra nga zjarri sot në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Aty ishin të punësuara mbi 170 gra dhe merreshin me kultivimin e mjedrave.

Motivet që kanë çuar deri në djegien e saj ende nuk dihen.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës por deri në këto momente nuk ka marrur ndonjë përgjigje.

Insajderi ka mësuar se pronar i kësaj fabrike është Valon Kastrati.

NA NDIQ NË FACEBOOK