Connect with us

Kosovë

Arben Gashi për Ramën: Është mjerimi i qeverisjes shqiptare, nuk është i denjë që Kosova të merret me të

Publikuar

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të.

Sipas tij, në këtë situatë, injorimi është përgjigja më e mirë për kryeministrin e Shqipërisë.

“Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

Ndërsa, sa i përket reagimit të Ramës kur u pyet për mohimin e masakrave nga Vuçiqi, Gashi tha se Rama është mjerimi i qeverisë shqiptare dhe deklaratat e tij janë të tmerrshme.

“Është mjerimi i qeverisjes shqiptare, mjerim në krye të shtetit shqiptar, besoj që është tmerr për secilin shqiptar që e dëgjon atë shprehje”, ka thënë Gashi.

Edi Rama pas takimit me Vuçiqin ka bërë një serë akuzash ndaj Kosovës dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Poashtu Rama ka imituar një gazetar kur është pyetur se gjithë këto takime e marrëveshje po i bën me një njeriu që ka mohuar krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Bosnjë.

Maqedoni40 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK