Connect with us

Religjion

Disa mënyra të sjelljes ndaj prindërve

Publikuar

më

Në Islam, respekti dhe sjellja e mirë ndaj prindërve janë thelbësore dhe përmenden shpesh në Kur’an dhe Hadithe. Një nga ajetet më të njohura që trajton këtë temë është ajeti nga surja El-Isra (17:23-24) ku Allahu xh.sh. thotë: “Zoti yt ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë dhe të jeni të mirë me prindërit tuaj. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë moshën e pleqërisë pranë teje, mos u thuaj as “uff” dhe mos i përçmo, por flitju atyre me fjalë respekti dhe ulu përulësisht pranë tyre si shenjë mëshire dhe thuaj: O Zot, mëshiromi ata, sikurse ata më rritën kur isha i vogël.”

Një hadith i Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) që përcjell rëndësinë e sjelljes së mirë ndaj prindërve është: “Parajsa është nën këmbët e nënave.” (Ahmed, Nisai)

Ky hadith shpreh rëndësinë e madhe që Islami i jep respektit dhe mirënjohjes ndaj prindërve, veçanërisht nënave, dhe na kujton se shpërblimi për sjellje të mirë ndaj tyre është shumë i lartë.

Në vazhdim le t’i shohim disa mënyra të sjelljes ndaj prindërve:
1. Fik celularin kur je me ta.
2. Mos flit kur ata po flasin.
3. Prano atë që ata thonë.
4. Merr pjesë në bisedën e tyre.
5. Shikoi me respekt në sy.
6. Jepu komplimente dhe mbështetje gjithmonë.
7. Ndaj me ta lajme të mira.
8. Lavdëro miqtë e tyre dhe njerëzit që ata i pëlqejnë.
9. Flit shpesh për arritjet e tyre.
10. Inkurajo bisedën, edhe nëse ata e përsërisin veten.
11. Mos përmend ngjarje të hidhura nga e kaluara.
12. Shmang bisedat që nuk janë të rëndësishme.
13. Ulu me ta me dinjitet.
14. Mos i nënvlerëso mendimet e tyre.
15. Mos i ndërprit, lejoi të flasin sa të duan.
16. Respekto moshën e tyre dhe mos i bezdis me fëmijët e vegjël.
17. Mos ndëshko fëmijët përpara tyre.
18. Prano këshillat dhe udhëzimet e tyre.
19. Ata kanë fjalën kryesore kur janë pranë.
20. Mos e ngrit zërin ndaj tyre.
21. Mos ec përpara tyre.
22. Mos nis të hash para tyre.
23. Jini krenar për ta, edhe nëse ndonjëherë nuk duket se e meritojnë.
24. Mos u shtrij me këmbë përpara tyre ose mos u kthe me shpinë ndaj tyre.
25. Mos i bëj të ndihen të ofenduar ose të zemëruar.
26. Lutu për ta rregullisht.
27. Mos u shfaq i lodhur ose i mërzitur para tyre.
28. Mos qesh kur bëjnë ndonjë gabim.
29. Vizitoji shpesh dhe mos u bëj i zemëruar me ta.
30. Përdor fjalë të bukura kur flasësh me ta.
31. Thirri me emrat që ata i duan më shumë.
32. Vendosi ata në vendin e parë përpara të gjithëve dhe gjithçkaje.

Respekti dhe mirënjohja ndaj tyre janë themele të thella në Islam, të cilat jo vetëm që forcojnë lidhjet familjare por edhe na afron më shumë me Allahun xh.sh. Këto veprime të mira janë një dëshmi e dashurisë dhe mëshirës që duhet të praktikojmë çdo ditë. Duke u sjellë mirë me prindërit, ne jo vetëm që përmbushim detyrimin tonë fetar, por edhe ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të respektuar. Këto veprime përcjellin vlerat islame dhe vendosin një shembull pozitiv për brezat që vijnë. Prindërit janë si një thesar në tokë dhe koha po afrohet kur ky thesar do të varroset.

Përgatiti: Mehas Alija

(Islampress)

Lajme40 minutes ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni2 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme3 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni4 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri5 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme5 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme6 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme6 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme6 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme6 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni6 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

NA NDIQ NË FACEBOOK