Connect with us

Religjion

Indiferenca ndaj krimit është krim

Publikuar

më

Ed’hem Sherkavi

Përveçse ishte shkrimtar i shkëlqyer, Eduardo Galeano kishte mësuar përmendësh edhe mijëra tregime, udhëtoi nëpër botë duke i treguar tregimet e tij të vërteta dhe duke i edukuar njerëzit. Në një rast, një audiencë italiane u mblodh në Napoli për të dëgjuar se çfarë tregonte ky shkrimtar uruguaian.

Ai, atë ditë, u tregoi atyre për një amerikan, i cili gjatë luftës në Vietnam, qëndronte i vetëm përpara Shtëpisë së Bardhë çdo mbrëmje, duke mbajtur një qiri të ndezur dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund agresionit amerikan kundër Vietnamit. Nga dita e parë e luftës e deri në fund, ai nuk mungoi asnjë natë.

Një natë erdhi një gazetar dhe i tha: “Zotëri, a mendoni se qëndrimi juaj këtu me qiri dhe protesta çdo natë mund të ndryshojë diçka?”

Ai u përgjigj: “Unë nuk po qëndroj këtu çdo natë për të ndryshuar diçka, por po qëndroj këtu që ata të mos më ndryshojnë mua.” Nuk do të lejoj që nxitja e tyre e çmendur të vrasë njerëzimin tim. Unë do të vazhdoj ta prezantoj të vërtetën dhe ta them të vërtetën. Unë do të bëj pjesën time të vogël çdo ditë duke u përpjekur të mbetëm njeri.”

Në vazhdën e këtij tregimi këshillues, ne themi se qëndrimi pranë Gazës sot nuk do ta mbrojë atë nga raketat shkatërruese që po bien mbi të, por do të mbrojë ty nesër që të mos qëndrosh para pasqyrës dhe ta urresh vetveten.

Të qëndrosh me Gazën do të thotë të qëndrosh me vetveten. Kur e mbron Gazën, ti e mbron njerëzimin tënd dhe lufton që të mos bëhesh një përbindësh që nuk ka parime, dhe të cilin nuk e lëvizin as nuk e prekin skenat e vrasjes dhe padrejtësisë.

Dhe kur zemra jote të thyhet dhe të dërrmohet nga dhimbja para skenave të vrasjeve, shkatërrimeve dhe dëbimeve të pamëshirshme, ti përsëri nuk do të ndalosh asnjë nga këto vuajtje, por kjo dhimbje e jotja ka çmimin e besimit dhe përkatësisë në këtë ummet. Dhembshuria në fenë tonë është ibadet, sepse ne jemi si një trup i vetëm dhe nëse një organ ankohet për dhimbje, të gjitha organet e tjera vuajnë nga ethet dhe nga pagjumësia. Ki kujdes që të mos mësohesh me skenën, edhe nëse ajo përsëritet një mijë herë çdo ditë, sepse edhe mësimi me skenat e krimit dhe indiferenca ndaj krimit është krim.

Kriminelët sionistë derdhin gjak të pafajshëm njerëzor, jo ujë, dhe presin gjymtyrë njerëzore, jo degë drunjsh, kështu që kush mësohet me pamjet dhe skenat e krimit, ai është tradhtar.

Qaj çdo ditë për shehidët e Gazës, sepse kjo do të thotë se ti nuk ke vdekur akoma. Sepse nuk janë të vdekur vetëm ata në varre, miku im. Shumë të gjallë prej kohësh kanë vdekur.

Shkruaj për muslimanët trima dhe krenarë të Gazës, ose të paktën mos vallëzo nëpër plagët e tyre. Neve na kanë mësuar se është turp të bësh dasmë nëse funerali bëhet në shtëpinë e fqinjit.

Bojkoto produktet që mbështesin vrasësit e tyre, mos u bëj bashkëpunëtor në gjak, mos ha mishin e muslimanëve të Gazës, ata mezi gjejnë forcë, por nuk janë të lodhur, ndaj edhe ti mos u lodh duke bojkotuar produktet që kanë një mijë alternativa.

Ndihmoji Gazës, sepse paratë dhe ndihma materiale janë ngushëllim në kohë krizash. Është sikur të don t’u thuash: “Nëse nuk e ndaj vuajtjen tuaj, unë po kontribuoj në këtë mënyrë në lehtësimin e saj.”

Forcat palestineze të rezistencës duhet të qëndrojnë në këmbë. Ato janë nderi dhe krenaria jonë. Çfarë dobie ka paraja dhe pasuria nëse njeriu mbetet pa nder?!

Lexo rregullisht lutje për ta, sepse ndoshta Allahu me lutjen tënde do t’i bëjë të sakta gjuajtjet e tyre, do t’i ngushëllojë të pikëlluarit dhe do t’ua shtojë atyre durimin. Dhe dije, se lutja nuk është zgjidhja e fundit dhe më e dobët, por ajo është zgjidhja e parë dhe më e fortë, ndërsa në mes të lutjeve të drejtuara është hekuri (arma) në të cilin ka forcë të madhe.

Përkthim: Miftar AJDINI

(Islampress)

Lajme2 minutes ago

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje

Maqedoni35 minutes ago

Kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri1 hour ago

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

Lajme2 hours ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni3 hours ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri3 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme3 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë4 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme4 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme4 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme4 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni4 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

NA NDIQ NË FACEBOOK