Sport
Ancelotti tek Everton, ky është hapi i fundit që po finalizohet

Ancelotti është shkarkuar nga posti i trajnerit të Napoli, dhe ai menjëherë është lidhur me një kalim të mundshëm tek Everton.
Sipas ‘Telegraph’, Ancelotti është duke finalizuar stafin e tij, para se të nënshkruajë kontratë prej katër vite e gjysmë, transmeton lajmi.net.
Besohet se Ancelotti do të mbajë Duncan Ferguson, njeriun që po udhëheq aktualisht Evertonin.
Italiani do të synojë të afrojë në skuadër edhe djalin e tij, Davide, i cili ka punuarme të tek Napoli, si dhe trajnerin e fitnesit, Francesco Mauri dhe video analistin Simone Montanaro.
Ancelotti pritet të zyrtarizohet si trajner i Everton në fillimin e javës tjetër. /Lajmi.net/






















