Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Karposh të Shkupit, 1 vrarë

Një preson ka mbetur i vrarë dhe një tjetër person është plagosur. Ky është bilanci i një incidenti të armatosur që ka ndodhur para pak oërsh në lagjen Karposh të Shkupit, raporton portali Zyrtare.net
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia të cilët kanë njoftuar se incidenti ka ndodhur mes dy familjeve që kanë pasur lidhje familjare.
“PRreth orës 19:40 është denoncuar se në një shitore në rrugën ‘Moskovska’ menjëherë pranë tregut në Taftalixhe ka ndodhur vrasje. Vrasja ka ndodhur nga pronari i shitores me inicialet V.Sh (55), i cili pas fjalosjes ka vrarë S.D (55) i cili ka qenë dhëndër nga motra. Viktima ka humbur jetën në vendngjarjet ndërsa djali i tij F.D (25) është i plagosur në këmbën e djathtë dhe është dërguar në spital”, thanë nga MBP, raporton Zyrtare.
Arsyet për vrasjen, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë marrëdhëniet pronësore-juridike ndërsa kryesi i veprës penale është arrestuar./Zyrtare.net/
















