Connect with us

Kosovë

Deputeti i LDK-së tregon se cilat ministri i kërkon VV-ja dhe cilat i do LDK-ja

Publikuar

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se LDK zgjodhi Ministrinë e Brendshme për të balancuar përgjegjësinë me Vetëvendosjen.

Gashi, në RTV Dukagjini, ka thënë se në LDK ka pasur dy rryma sa i përket negociatave me Vetëvendosjen

“Njëra rrymë ka qenë që të shkohet në rrugë radikale dhe se posti i presidentit i takon LDK-së ta propozojë dhe partneri i koalicionit duhet ta përkrahë në mënyrë absolute ta përkrahë. Dhe ka qenë rryma tjetër që kanë qenë shumica e cila ka thënë se kjo është çështje e formulimit gjuhësorë dhe ne duhet ta ndërtojmë një partneritet qeverisës dhe problemi që do të vijë brenda 12 muajsh në tavolinë të mos jetë problem që e rrëzon qeverinë. Pra të pajtohemi që LDK të ketë të drejtën e propozimit të presidentit me konfirmim nga Vetëvendosje”.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së ka thënë se Vetëvendosje nuk i la alternativa shumë LDK-së për të zgjedhur ministri prandaj vendosën për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Politika e jashtme është e lidhur direkt me kryeministrin. Qëndrimet politike te Albin Kurtit janë të lidhur kryesisht me politikën e jashtme dhe prandaj Ministrja e Jashtme automatikisht është menduar që të shkojë të Kurti. Financat lidhen me kryeministrin dhe gjithë lufta e tij ka qenë për të kontrolluar financat. Ja kemi lënë atij edhe Financat. Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ia kemi lënë atij [Kurtit] sepse ka menduar që e drejton më mirë. Kanë vlerësuar se kanë pasur sukses ne shëndetësi në Komunë e Prishtinës, ia kemi lënë edhe Ministrinë e Shëndetësisë. A duhet të zgjedhim ne diçka?!”

Gashi ka thënë se në fushën e sigurisë kryeministri ka kompetenca të jashtëzakonshme përfshirë emërimin e shefit të AKI-së, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e persona të tjerë më rëndësi prandaj sipas tij edhe LDK duhet të ketë ndonjë përgjegjësi në fushën e sigurisë.

Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK