Sport
ZYRTARE: Sokoli largohet nga Flamurtari

Ndarja e tij me kuqezinjtë ka ndodhur mbrëmë.
Lajmin për Gazeta Olle e ka konfirmuar sot kryetari i Flamurtarit, Imer Ademi.
Ai thekson se Sokoli doli jashtë kompetencave të tij si trajner.
“Po, është e vërtetë. Është larguar, sepse deshi të marrë edhe rolin e presidentit të Flamurtarit”, ka thënë Ademi për Gazetën Olle.
“Përfundimisht, ai nuk është më trajner i Flamurtarit”, shtoi numri një i Flamurtarit.






















