Connect with us

Lajme

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, policia jep detaje

Publikuar

Një këmbësore është goditur nga vetura sot në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Insajderin rastin duke thënë këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.

“Rreth orës 19:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

The post Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, policia jep detaje appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK