Connect with us

Lajme

Ambulanca në Itali përplaset me autobusin me 47 fëmijë dhe shpërthen në flakë

Publikuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me fëmijë është përplasur me një ambulancë pranë Urbino dhe nga shpërthimi kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën shtetërore 73 bis që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino. Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin pas shpërthimit të ambulancës. Mediet italiane raportojnë se viktimat janë ekipi i urgjencës dhe pacienti në bordin e ambulancës që ishte nisur nga Fossombrone për në Urbino.

Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat e aksidentit janë ekipi i urgjencës dhe pacienti në bordin e ambulances.

Mësohet se shqiptari mes viktimave ishte një mjek 40-vjeçar. Ndërkaq, viktimat e tjera janë infermierja gjithashtu dyzet vjeç, shoferi gjashtëdhjetë vjeç dhe pacienti i transportuar, një i moshuar 85 vjeç.

Katër fëmijë dhe tre shoqërues u plagosën lehtë dhe u transportuan në spitalet e Pesaros dhe Urbinos për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u larguan. Shoferi i autobusit ishte praktikisht i padëmtuar, por i tronditur nga ngjarja.

The post Ambulanca në Itali përplaset me autobusin me 47 fëmijë dhe shpërthen në flakë appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK