Connect with us

Maqedoni

Lloga: Kështu duket Maqedonia Evropiane, institucion me të cilin duhet të krenohemi të gjithë (VIDEO)

Publikuar

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga i shoqëruar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale, Flakron Bexheti vizituan sot Shtëpinë Edukative Korrektuese në Vollkovë të Shkupit.

“Një institucion që përmbush gjitha standartetKështu duket Maqedonia Evropiane, institucion me të cilin duhet të krenohemi të gjithë. Festat e fund vitit i nisim nga një institucion shumë të rëndësishëm, i cili është larg standardeve të institucioneve të tjera, në kuptimin pozitiv të fjalës. Shtëpia Edukative Korrektuese në Vollkovë është institucion që punon me kategorinë më të rrezikuar, fëmijët që janë ballafaquar me ligjin. Falë kushteve më moderne, ekipit të mrekullueshëm që nga drejtori dhe të gjithë të punësuarit, arrijnë rezultate të suksesshme në edukimin e fëmijëve dhe pjesën më të madhe të tyre, e kthejë në shtëpi jo vetëm të korrigjuar e të edukuar, por edhe me shkathtësi të përvetësuara. Jam befasuar nga zgjedhja e madhe e shërbimeve, trajtimit, mbrojtjes shëndetësore, bibliotekës së leximit, hapësirave sportive dhe rekreative, punëtorive për punë dhe trajnim të përbashkët, e këtë e dëshmuan edhe vetë fëmijët, të cilët na treguan për përvoja të mira me ekipin dhe të arriturat pozitive”, theksoi ministri Lloga.

Sipas tij, e vetmja pikë e dobët që e ka shqetësuar ishte mungesa e procesit arsimor dhe stafit, për çka është zotuar se do të angazhohet që kjo të zgjidhet një herë e përgjithmonë, në afat sa më të shpejtë kohor.

“Së bashku me Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Flakron Bexheti, fëmijëve të Institucionit Edukativo Korrektues në Vollkovi u shpërndamë dhurata për Vitin e Ri, duke i uruar shëndet, lumturi dhe qetësi, si dhe biseduam me ta për dëshirat dhe ëndrrat e tyre interesante. Institucioni Edukativo Korrektues në Vollkovi i plotëson standardet ndërkombëtare që korrespondojnë me këtë lloj riedukimi të shkelësve. Aktualisht në këtë institucion 17 fëmijë në konflikt me ligjin po i nënshtrohen “masave edukative-mirësuese të referuara në IEK”. Me kushtet e përmirësuara, pritet që ndjeshëm të rritet kujdesi, risocializimi dhe rehabilitimi i fëmijëve të mbrojtur”, theksoi ministri Krenar Lloga.(INA)

Maqedoni21 minutes ago

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Lajme28 minutes ago

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN  përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet”

Lajme43 minutes ago

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Lajme48 minutes ago

Qamili: Konfirmohet lista e parë për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, propozohen emra të figurave shqiptare dhe maqedonase

Shqipëri51 minutes ago

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

Lajme2 hours ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme2 hours ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme3 hours ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni3 hours ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë3 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni4 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

NA NDIQ NË FACEBOOK