Lajme
Rama në Romë, merr pjesë në Samitin e vendeve të Nismës së Evropës Qendrore (VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama po merr pjesë në Samitin e vendeve të Nismës së Evropës
Qendrore (CEI), që po mbahet në Romë të Italisë.
Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video nga kjo vizitë.
“Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.





















