MIX
Vëllai i Romeos dhe Donaldit në lidhje me gazetaren e njohur? Mario i habiti të gjithë në premierën e filmit

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e filmit të Donald Veshaj dhe Bora Zemani.
Donaldi mahniti sallën duke i propozuar Borës për martesë.
Por duket se kjo nuk ishte e vetmja surprizë e natës. Në tapetin e kuq ka kaluar edhe vëllai i vogël i Veshajve, Mario. Ai ishte i shoqëruar nga gazetarja e njohur, Kristina Mere.
Në rrjet kanë nisur urimet për çiftin, ndërkohë që fansat e vëllezërve Veshaj shkruajnë se e dinë prej kohësh për këtë marrëdhënie.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja shfaqen krah njëri-tjetrit.
Në rrjetet sociale Mario dhe Kristina janë parë gjithmonë shumë pranë, por duket se kalimi në tapetin e kuq mbrëmjen e djeshme e konfirmoi lidhjen e tyre.
















