Kosovë
Tahiri parashikoi luftë me Serbinë: Kurti e kishte bërë po këtë parashikim 3 vjet më herët

Edita Tahiri paralajmëroi luftë me Serbinë, Albin Kurti e kishte bërë këtë para tri vitesh
Ish kryenegociatorja e Kosovës në Bruksel, znj.Edita Tahiri, sot deklaroi hapur se nëse Kosova nuk do të njihej nga Serbia me kufijtë ekzistues atëherë do të mund të kishte luftë.
Por, kjo deklaratë e frikshme që së fundi u kritikua nga Aleksandër Vulin, është dëgjuar edhe më herët në sferën tonë publike.
Ishte pikërisht kryeministri në ardhje i Kosovës, z.Albin Kurti, ai i cili në muajin shtator të vitit 2016 deklaronte se “në 5 vitet e ardhshme ka më shumë gjasa të ketë luftë, se sa të mos ketë luftë,” duke prodhuar kësisoj frikë të madhe te qytetarët, përcjell Periskopi.
“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, kishte thënë kryetari i përjetshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithëse tashmë Tahiri dhe Kurti kanë rënë në të njëjtat fjalë për mundësinë e luftës në Kosovë, duhet të kujtojmë se dikur këto dy figura ishin mjaft kundërshtuese ndaj njëra tjetrës.






















