Connect with us

Lajme

Vdes veprimtari Nexhdet Tahiraj, Haradinaj: Aktivist i dalluar

Publikuar

Ka ndërruar jetë veprimtari nga Deçani, Nexhdet Tahiraj. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe Erblina Tahirajt, ish kandidates për deputete nga kjo…

Ka ndërruar jetë veprimtari nga Deçani, Nexhdet Tahiraj.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe Erblina Tahirajt, ish kandidates për deputete nga kjo parti.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut tim, aktivistit të dalluar, kolegut tonë, Nexhdetit”, shkroi Haradinaj.

“Koleges sonë, Erblinës dhe familjes Tahiraj, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për kryefamiljarin e tyre! U prehsh në paqe, Nexhdet!”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK