Connect with us

Kosovë

Ministri Gashi akuzon Haskukën e VV’së: Bëri presion tek Prokuroria për rastin tim

Publikuar

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka thënë se pret që Gjykata të hedhë akuzën ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sa ishte kryetar i Asamblesë në Prizren, qysh në seancën e parë gjyqësore.

Në Interaktiv të KTV-së, Gashi ka thënë se akuza për transmetimin e seancave të asamblesë komunale në Prizren pa kaluar procedurat e prokurimit, s’ka të bëjë me të, “sepse pozita e kryesuesit të Asamblesë s’është pozitë ekzekutive”.

Gashi ka akuzuar kryetarin e Prizrenit nga VV, Mytaher Haskuka, se ka bërë presion te prokuroria për të ngritur aktakuzën ndaj tij.

“Haskuka ka bërë thirrje që të ngrihet aktakuza sepse ai përmend në çdo intervistë se pa u ngrit akuza ndaj ish-kryetarit të komunës dhe të ish-kryetarit të asamblesë, s’ka logjikë të ketë aktakuzë ndaj ish-drejtorëve. Kjo është bërë për të bërë një balans sepse ka edhe drejtorë të VV-së me aktakuza. Prokuroria po mundohet të bëjë një balans”, ka thënë ai.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK