Lajme
Qeveria i shpall “luftë” plastikës

Ekzekutivi i ka shpallur luftë plastikës duke marrë vendim që të ndërpriten prokurimet me ambalazh të plastikës.
Ndalesa përfshin edhe paketimet e sheqerit, lugëve për kafe dhe pije të tjera, gypat dhe kompletet njëpërdorimshme.
Vendimi vlen për të gjithë organet për të cilët është kompetente Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, e cila duhet ta shtrëngojë procedurën për prokurim me rregullat për menaxhimin e mbeturinave.
“Në mënyrë obliguese me ofertën të dorëzohet edhe vërtetim për marrëveshje të lidhur për ndërmarrjen e detyrës për menaxhimin e pajisjeve për mbeturina e cila është bazë për lirim nga pagesa e kompensimit për menaxhim me pajisjet për mbeturina ose vërtetim për lirim nga pagesa e kompensimit për menaxhim me mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët”,- njoftojnë nga Qeveria.















