Kosovë
Arrestohet njëri nga të dyshuarit për plagosjen në Veternik, ku dyshohet se i plagosuri është këshilltari i Limajt

Të shtëna me armë zjarri pati orë më parë në Veternik, ku i plagosur dyshohet se mbeti këshilltari i liderit të Nismës, Fatmir Limaj, Luan Maloku.
Sipas burimeve të Indeksonline Maloku u plagosur para shtëpisë së tij dhe të dyshuar për këtë rast janë dy persona.
Por tashmë Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit.
“Lidhur me rastin e plagosjes, Policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, konfirmuan nga Policia.






















