Connect with us

Shëndetësi

Ismaili inspekton punimet në Spitalin Kirurgjik Pediatrik: Fëmijëve do tu ofrohen shërbime profesionale

Publikuar

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka inspektuar punimet në Spitalin Kirurgjik Pediatrik.

Projekti është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të kushtojë 20 milionë euro.

Ismaili me këtë rast tha se në bazë të intensitetit të punimeve deri në gjysmën e vitit tjetër do të përfundojnë punimet.

Ai sqaroi se spitali ka rreth 10 mijë metra katrorë, kapacitet për 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve.

“Objekti i Spitalit Pediatrik Kirurgjik tashmë po bëhet realitet dhe nuk po mbetet vetëm një dëshirë e bukur dhe e domosdoshme”.

“Punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë sigurojnë që në gjysmën e vitit 2020 ne do të kemi një spital modern, që do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë”.

“Me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirës, ky spital që kap koston 20 milionë euro dhe të ofrojë kushte të mira për punë, 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve tanë”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK