Connect with us

Lajme

Lezhë, makina godet 17 vjeçaren

Publikuar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”.

Policia njofton se shoferi është shoqëruar në stacionin policor, njofton Abcnews përcjellë Klan Kosova.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK