Bota
Palestinez të plagosur dhe shtetas të huaj, qindra njerëz mblidhen në kufi me Egjiptin

Qindra njërëz janë parë në vendkalimin Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të mërkurën në mëngjes, mes raporteve se ishte vendosur të hapej për disa shtetas të huaj dhe palestinezë të plagosur, një rrugëkalim duke i lejuar ata të largoheshin nga lufta e përgjakshme që zhvillohet atje prej javësh tashmë .
Deri në 500 të huaj mund të kalojnë nga Gaza në Egjipt sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari, thanë burime për CNN.
Gjithashtu shumë ambulanca u panë në vend për ti ofruar ndihmën rreth 81 palestinezë të plagosur që kanë nevojë për trajtim.
Kujtojmë që Izraeli urdhëroi “rrethimin e plotë” të Gazës pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, duke ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë, ilaçe dhe energji elektrike si dhe internet.
Kalimi i Rafahut është hapur pjesërisht për të lejuar hyrjen e disa ndihmave në Gaza, por udhëheqësit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se nivelet aktuale të ndihmave nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e më shumë se 2 milionë palestinezëve që jetojnë në territor.
Por ndërkohë që disa ndihma kanë mundur të rrjedhin, civilët nuk kanë mundur të largohen.















