Connect with us

Maqedoni

Nxënësit që dy muaj pa libra

Publikuar

më

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut edhe muajin tetor po e mbyllin me mungesë të teksteve mësimore, me gjithë premtimin e Ministrisë së Arsimit se problemi me librat do të zgjidhet deri në mesin e këtij muaji.

Situatë më e vështirë paraqitet në arsimin fillor ku edhe mungesa e teksteve shkollore është më e madhe.

Nxënësit e klasave të gjashta që kanë nisur vitin shkollor sipas një programi të ri mësimor, kanë mungesë të shumë teksteve. Ndërsa, klasat e tjera kryesisht mësojnë nga libra të dëmtuar pasi janë përdorur shumë vjet nga gjeneratat e kaluara.

Mungesë të librave ka edhe në shkollat e mesme dhe kjo ka bërë që mësimdhënësit të bojkotojnë mësimin për të alarmuar institucionet mbi nevojën e zgjidhjes së problemit.

“Gjuha angleze është një lëndë, e cila pa libra nuk mund të mësohet dhe këtë e dinë të gjithë: nxënësit, “mësuesit, prindërit dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Kemi pengesë të madhe në procesin mësimor. Ky tekst ka gati dhjetë vjet që nuk është ndërruar dhe janë bërë të papërdorshëm pasi janë të dëmtuar, të shkarravitur”, thotë Lulzim Lazami, mësimdhënës në arsimin e mesëm në Tetovë.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, më 9 tetor tha se ka nisur botimi i librave të rinj për disa lëndë mësimore dhe se deri nga mesi i muajit do ato t’u shpërndahen nxënësve, por vetëm për nxënësit e klasave të gjashta.

“Të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me tekstet e klasave të gjashta po përfundojnë dhe të gjitha librat janë në botim dhe në procedurë të shpërndarjes. Unë jam i bindur se gjithë debati për tekstet shkollore te ne tashmë po përfundon”, ka thënë Shaqiri.

Por, nga Komisioni Shtetëror për Mbrojtje nga Diskriminimi, thonë se të dhënat e tyre flasin të kundërtën pasi nga 126 tekste për lëndët mësimore, ministria ka siguruar vetëm 43 prej tyre, apo më pak se 34 për qind.

Komisioni tashmë ka ngritur padi kundër Ministrisë së Arsimit për diskriminim të nxënësve.

“Do të mbrojmë të drejtën e secilit nxënës që t’i mundësohet arsimimi cilësor. Ne padisim Ministrinë pasi, sipas Ligjit për punën e qeverisë, Ligjit të organeve administrative, kjo ministri së bashku me institucionet tjera arsimore janë të detyruara që të sigurojnë proces kualitativ dhe të papenguar të arsimimit të nxënësve. Libri është mjeti bazë për arritjen e njohurive arsimore. Këtu është fillimi dhe fundi i kësaj problematike”, ka deklaruar Vesna Bendevska, kryetare e Komisionit kundër diskriminimit.

Avzi Mustafa, pedagog, ka thënë se mungesa e librave shkakton çrregullime të shumta në ngritjen e fëmijëve, të cilët në periudhën e fundit janë përballur edhe me probleme tjera, siç ishte pandemia e koronavirusit që për gati dy vjet pamundësoi mësimin në shkolla.

“S’ka përgjegjësi nga askush dhe të tallesh me nxënësit është gjëja më e keqe. Nga mungesa e librave humbet cilësia në mësim, pasi nxënësi librin e ka si burim kryesor. Përveç mësimit, ai nga libri i bën detyrat, ushtrimet e kështu me radhë. Pra, libri në çdo çast duhet të jetë pranë nxënësit”, ka thënë Mustafa.

Por, ai nuk beson se do të ketë zgjidhje të shpejtë, pasi, sipas tij, çështja ka mbetur pezull për shkak të punës së një komisioni të përbashkët maqedono-bullgar për tekstet mësimore.

Profesori Avzi Mustafa ka shprehur dyshime se institucionet janë duke pritur ndryshimin e përmbajtjes së shumë njësive mësimore, sidomos nga lëndët Histori, Gjeografi dhe Gjuhë Maqedonase që më pas të nisin me botimin e librave të rinj.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në kuadër të marrëveshjes për zgjidhjen e kontesteve të shumta po bisedojnë edhe për të kaluarën historike që nënkupton edhe revidimin e mundshëm të librave shkollorë, edhe pse institucionet kanë mohuar që kjo të jetë pengesë për tekstet e reja mësimore./REL

Maqedoni28 minutes ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport37 minutes ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni1 hour ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni2 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme2 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni2 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme2 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë2 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme2 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri2 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

Maqedoni2 hours ago

12-vjeçarja mbahet e mbyllur në veturë gjatë natës, nëna alarmon policinë

Maqedoni3 hours ago

Usein Ramadani paralajmëron padi ndaj Darko Kostovskit: Nuk ke të drejtë të më njollosësh

NA NDIQ NË FACEBOOK