Connect with us

Lajme

Isufaj: Dy nga të vrarët e grupit terrorist me nënshtetësi të dyfishtë

Publikuar

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka konfirmuar për RTK-në se dy nga tre personat e vrarë nga grupi terrorist në Banjskë janë me nënshtetësi të dyfishtë. “Deri…

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka konfirmuar për RTK-në se dy nga tre personat e vrarë nga grupi terrorist në Banjskë janë me nënshtetësi të dyfishtë.

“Deri më tash janë të konfirmuar tre persona të vrarë nga grupi terrorist. Që të tre janë të nacionalitetit serb. Për dy e kemi të konfirmuar se kanë nënshtetësi të dyfishtë – të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, derisa për të tretin nuk mund ta them nëse ka dyshtetësi”, tha Isufaj në një intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.
Ai tutje ka theksuar se Prokuroria e konsideron operacionin e përfunduar vetëm atëherë kur e pranon raportin definitiv nga Policia e Kosovës me të gjeturat lidhur me rastin terrorist të ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Edhe sot kemi pasur risi për rastin që ka ndodhur dje. Përveç arsenalit të madh të armatimit të gjetur dje, një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku është gjetur një automjet i blinduar me një sasi të madhe të armatimit. Ne si Prokurori Speciale në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë relevantë kemi udhëhequr veprime hetuese gjatë ditës së djeshme dhe sot për rastin e Banjskës. Nga momenti kur ka ndodhur sulmi terrorist e deri më tani prokurori i rastit Naim Abazi ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar provat në mënyrë adekuate, të cilat do të ndriçojnë rrjedhën faktike të rastit të djeshëm terrorist”, tha Isufaj.

Ai ka konfirmuar po ashtu se sot në QKUK është mbajtur seanca ndaj të pandehurit i cili ndodhet për trajtim mjekësor dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj, derisa seanca për dy të arrestuarit e tjerë nga grupi terrorist në Banjskë, do të mbahet nesër në orën 10:00.

Lajme9 minutes ago

Mickoski: Pas 17 qershorit nisim bisedimet për rikonstruimin e qeverisë

Maqedoni13 minutes ago

Sporti bashkon, urrejtja përçan: Është koha të bëjmë tifozeri pa gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe provokime nacionaliste

Shqipëri13 minutes ago

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

Kosovë58 minutes ago

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

Kosovë2 hours ago

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

Lajme2 hours ago

VLEN: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet, atë që nuk e bënë për 24 vjet, ne po e realizojmë në 24 muaj

Lajme2 hours ago

Autostrada Shkup-Bllacë, 5 tunele dhe 12 ura, çmimi 200 milionë €, ja kush do ta ndërtoj?

Shqipëri3 hours ago

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

Bota4 hours ago

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Maqedoni6 hours ago

Ku ka pasur rritje më të madhe të çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Shqipëri6 hours ago

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

Kosovë7 hours ago

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike

NA NDIQ NË FACEBOOK