Connect with us

Lajme

Gjendet edhe një i vrarë nga sulmuesit në Banjskë

Publikuar

Edhe një nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb në Banjskë që po akuzohen për sulm terrorist është gjetur i vrarë. Kështu ka konfirmuar për media prokurori i rastit, Naim…

Edhe një nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb në Banjskë që po akuzohen për sulm terrorist është gjetur i vrarë.

Kështu ka konfirmuar për media prokurori i rastit, Naim Abazi.

Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.

Prokurori gjatë ditës ka bërë të ditur se janë duke u kontrolluar edhe vetura të tjera nën dyshimin për posedim të armëve që lidhen me grupin kriminal.

Numri i sulmuesve të vrarë, me këtë të fundit, ka shkuar në katër.