Connect with us

Sport

Valverde: Ishte e vështirë, nuk mund t’i bënim ballë presingut të tyre

Publikuar

Trajneri i Barcelonës, Valverde, ka thënë se skuadra e tij e pati të vështirë t’i bënte ballë presingut të vendasve.

Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe situatën e dyshimt për penallti, që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes.

“Penalltitë? E para, nuk e di se çfarë ndodhi… mendova se ishte një lojë me dorë. Të fundën duhet ta shoh më mirë. I thash gjyqtarit të katërt që ta kontrollonte” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Loja ishte e vëshitrë, e rëndë.. ishte e vështirë për ne që të përballonim presingun e tyre dhe ata na dëmtuan kur kishin topin” shtoi trajneri spanjoll.

“Nëse them se merituam penallti dhe Real nuk meritoi, jam i sigurt se trajneri i tyre do të thoshte të kundërtën” ishin fjalët e Valverde.

Barcelona tashmë i jep mundësi Real Madridit që të marrë kreun e tabelës, një ndeshje para El Clasicos. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK