Connect with us

Shqipëri

Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, turistja italiane niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

Turistja italiane që u aksidentua pasditen e së martës në aksin rrugor Pogradec-Lin po transportohet me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, raporton gazetari Roland Beqiraj.

Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. 31 vjeçarja italiane, e cila drejtonte motorin, u përplas me një automjet tip Benz që drejtohej nga një 33 vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motorit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit në rrugë.

/abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK