Connect with us

Sport

ZYRTARE: Milner rinovon me Liverpool

Publikuar

Liderët e Premierligës, Liverpool, kanë mbyllur me sukses edhe një tjetër marrëveshje, pas asaj me Jurgen Klopp.

James Milner është njeriu që ka nënshkruar kontratën e re me ‘Reds’, pasi kontrata e tij po afronte me skadimin.

Milner, kontrata e së cilit do të skadonte në fund të këtij sezoni, ka vënë firmën e tij në rinovimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

Lojtari tashmë do të jetë pjesë e skuadrës nga ‘Anfield’ edhe për dy sezone të tjera.

Milner ka qenë një nga pikat kyçe të planeve të Jurgen Klopp. /Lajmi.net/