Connect with us

Bota

Ekzekutimi i shqiptarëve, mediat greke: Autorët ishin në makinë me targa shqiptare, janë lajmëruar portet dhe pikat kufitare

Publikuar

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 6 shqiptarëve në Greqi. Newsbomb.gr shkruan se makina e autorëve të ngjarjes ishte me targa shqiptare false dhe se të shtënat u qëlluan nga një armë e vetme.

Autoritetet po hetojnë nëse gjashtë shqiptarët e vrarë janë persona me të kaluar kriminale. Ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar me një Ford Focus të zi dhe një motoçikletë. Autoritetet greke kanë vënë në dijeni portet dhe aeroportet për të mos lejuar që autorët të largohen jashtë vendit.

NA NDIQ NË FACEBOOK